Boston kualifikohet në gjysmëfinale

Basketboll

Boston kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:51
Pamje nga ndeshja Boston - Atlanta

Boston është ekipi i fundit gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes.

Skuadra e Celtics triumfoi sot 128-120 ndaj Atlanta, duke fituar 4-2 serinë e takimeve çerekfinale.

Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, vendosur në fundin e saj.

Atlanta nuk përfitoi nga faktori fushë për të fituar këtë ndeshje edhe pse të gjithë titullarët e saj realizuan mbi 10 pikë (Trae Young me 30 pikë më i miri). Për Boston u dalluan Brown me 32 pikë e Tatum me 30, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Në gjysmëfinale, Boston do të luajë ndaj Philadelphia dhe ka faktorin fushë në favor. Në Perëndim janë ende për t’u përcaktuar dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste.

Konf.Lindje, Play off-Çerekfinale

Philadelphia – Brooklyn, (4-0)

Boston – Atlanta, 128-120 (4-2)

Cleveland – New York, (1-4)

Milwaukee – Miami, (1-4)

Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia

New York – Miami

Konf.Perëndim, Play off-Çerekfinale

Sacramento – Golden State, (2-3)

Memphis – Lakers, (2-3)

Phoenix – Clippers, (4-1)

Denver – Minnesota, (4-1)

Play off-Gjysmëfinale

Denver – Phoenix

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat