Rrahje mes basketbollistëve të Yllit me shikuesit e Prishtinës në vitin 1996 dhe si e zbrazën sallën? Kështu dukej tabela

Basketboll

Rrahje mes basketbollistëve të Yllit me shikuesit e Prishtinës në vitin 1996 dhe si e zbrazën sallën? Kështu dukej tabela

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 maj 2023 Në ora: 15:37
Topi i basketbollit

Nëse dikujt sot i thua se edhe në vitin 1996 ka pas incidente në basketbollin e Kosovës, do t’i dukej një ëndërr apo e pabesueshme, veçmas që në atëkohë luanin në salla të improvizuara për shkak se palestrat sportive ishin të uzurpuara nga regjimi serb, organizatorët u detyruan të zbrazin atë nga shikuesit.

Nuk kishte polici sepse Kosova ishte e okupuar nga regjimi serb, por ata që ishin organizatorë të ndeshjes, u përkujdesën për siguri.

Më 17 nëntor të vitit 1996, rrihen mes vete basketbollistët e Yllit me shikuesit e Prishtinës.

Image

Tabela më 19 nëntor - 1996, pas javës së 2-të

Ndeshjen e fitoi Prishtina me rezultat të thellë 97:83, në kuadër të javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës.  

“Në minutën e 22-të të ndeshjes basketbollistike ndërmjet Prishtinës dhje Yllit, kur rezultati ishte në 83:65 për vendasit, u shkaktua një incident i rëndë ndërmjet basketbollistëve të Yllit dhe shikuesve në sallë.

Iniciator i këtij incidenti të turpshëm ishte basketbollisti i Yllit, S. Musliu, i cili pas fjalosjes me një shikues, e sulmoi fizikisht atë.

Këtij menjëherë i dolën në ndihmë bashkëlojtarët F. Berisha, R. Kuçi. Shala e të tjerët, tejet agresivë dhe të paktën u krijua një rrëmujë dhe pas ndërhyrjes së vendasve dhe anëtarëve të udhëheqjes e  basketbollistëve të tjerë, situata u qetësua.

Ndërprerja zgjati afro 20 minuta dhe pas zbrazjes së sallës, vazhdoi ndeshja”, ka shkruar mes të tjera “Bujku” me datën 19 nëntor të vitit 1996.

Në radhët e prishtinasve u dallua Muhamet Bajrami me 28 pikë, ndërsa tek Ylli Ruzhdi Kuçi me 23 e Agron Berisha me 22 pikë.  

Prishtina – Ylli 97:83 (60:42)

Gjyqtar: Azem Hoxha (Prizren) e Burim Koshi (Gjakovë).
Prishtina: Agaj 19, Beqiri, Maraj, Stavilec 14, Murati 10, Sylejmani, Berisha 4, Bajrami 28. Fetahu 3, Osmani 17 dhe Rugova 2.
Ylli: A. Berisha 22, M. Berisha, Shala, Selmanaj, F. Berisha 11, Musliu 11, Buqaj 6, Bytyqi, B. Berisha 10 dhe R. Kuçi 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat