Trepça shkëlqen në çerekun e fundit, i shkakton humbje Pejës 

Basketboll

Trepça shkëlqen në çerekun e fundit, i shkakton humbje Pejës 

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2023 Në ora: 20:52
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka ndezur në çerekun e fundit, duke triumfuar me rezultat 97:90 (19:21, 23:25, 25:27, 30:17) ndaj Pejës, në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës, që  u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Tre çerekët e parë e me rezultat të ngushtë i takuan pejanëve por në të katërtin Trepça ka treguar fuqinë e saj.

Çereku i katërt ishte fatal për pejanët dhe kësisoj edhe pësuan humbje.

Mitrovicasit janë në epërsi me serinë e fitoreve me rezultat 2:1 ndaj Pejës.

Trepça e nisi me epërsi me rezultat 2:0. 

Pas pak Peja kaloi në epërsi me 4 pikë (8:12) pikërisht në minutën e 5-të. 

Në minutën e 6-të rezultati ngushtohet në 12:12. 

Gjatë kësaj periudhe më efikasi të Trepça ishte Drilon Hajrizi (6 pikë) dhe Arti Hajdari (8 pikë) të Peja.

Në minutën e 7-të, Trepça kaloi në epërsi me një pikë (15:14). 

Në minutën e 9-të pejanët sërish në epërsi me 17:18, duke përfunduar çereku e parë me 19:21 në favor të tyre. 

Në minutën e 11-të, pejanët në epërsi me tre pikë (23:26). 

Ndërkohë mitrovicasit kthejnë epërsinë në një pikë (30:29) në minutën e 13-të, por menjëherë reagojnë pejanët duke realizuar 4 pikë rresht (30:33).

Në minutën e 19-të, Peja thelloi epërsinë në 5 pikë (40:45), duke shkuar në pushim me rezultat 42:46.

Në minutën e 27-të, pejanët në epërsi me 5 pikë (58:63) por gjithnjë në presion të mitrovicasve.

Në minutën e 30-të, Trepça e kishte rezultatin në disfavor (67:73).

Çereku i fundit me u zhvillua me presion të madh nga të dyja palët dhe në anën tjetër, i mbante në drithërima tifozët, rreth 3 mijë shikues të tubuar në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. 

Trepça me një angazhim të madh e ka shkrirë epërsinë 6 pikëshe të mysafirëve dhe kaloi në epërsi me 2 pikë (78:76) në minutën e 34-të. Në minutën e 37-të, thellohet epërsia në 6 pikë (87:81) për Trepçën.

Rezultati ngushtohet në dy pikë (87:85) dy minuta pa përfunduar takimi. 

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 97:90 ndaj pejanëve.

Drilon Hajrizi me 28 pikë, i ndihmuar nga Mikaile Tmushiq me 25 sosh, janë më efikasit të Trepça.

Basketbollisti David Joseph me 21 pikë, Arian Qallakaj me 19 e Bradly Waldow me 17 sosh, më efikasit të pejanët.

Finalja e katërt do të luhet në fundjavë në Pejë, ndërsa skuadra me tri të fituara shpallet kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat