Qallaku para finales së katërt Peja - Trepça: Do të mundohemi që t’i eliminojmë gabimet tona

Basketboll

Qallaku para finales së katërt Peja - Trepça: Do të mundohemi që t’i eliminojmë gabimet tona

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 maj 2023 Në ora: 16:28
Arian Qallakaj me numër 10 dhe KB Peja

I madh dhe i vogël me padurim e presin përballjen e katërt të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll, mes rivalëve të vjetër Pejës dhe Trepçës.

E diela do të jetë festë basketbolli në qytetin e Pejës, ndeshen dy skuadrat më të mira, pejanët synojnë që të barazohen në serinë e fitoreve, ndërsa mitrovicasit me fitore shpallen kampion.

Verdhezinjtë besojnë e shpresojnë në përparësinë e terrenit në palestrën e sportit “Karagaçi” dhe në fitore kundër Trepçës.

Qysh tani është një interesim i madh i tifozëve për të pa finalen e katërt mes Pejës dhe Trepçës.

Basketbollisti i Pejës, Arian Qallaku, prej më të mirëve në Superligë, tha se sfida e radhës do të jetë shumë e fortë.

“Sfida e ardhshme mendoj që do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. 

Ne do të mundohemi që t’i eliminojmë gabimet tona të cilat e kemi bërë në ndeshjen e kaluar dhe po ashtu me ndihmën e

tifozëve tanë mendojmë se do të ia dalim me një rezultat pozitiv”, thotë Qallaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Trepça udhëheq me rezultat 2:1 në seri të fitoreve. Skuadra me tri fitore shpallet kampion i ri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat