​Dënimi i rëndë për Mehmetin nga FIBA, reagon Arben Fetahu

Basketboll

​Dënimi i rëndë për Mehmetin nga FIBA, reagon Arben Fetahu

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 16:49

Gjyqtari kosovar, Daut Mehmeti, është ndëshkuar me pezullim të përjetshëm nga FIBA për shkeljen e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore, ka bërë të ditur Federata Botërore e Basketbollit.

Ai raportohet se është përfshirë në kurdisje e trukime të disa ndeshjeve në të cila ishte përcaktuar për ta ndarë drejtësinë.

Në lidhje me këtë rast, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka thënë për KosovaPress se kanë bashkëpunuar me FIBAN- gjatë gjithë kësaj faze të hetimeve dhe se ky vendim do të respektohet plotësisht nga ana e FBK-së.

“Ne e kemi pranuar vendimin e FIBA-s dhe natyrisht të njëjtin do ta zbatojmë. Kemi bashkëpunuar me FIBA-n gjatë tërë fazës së hetimeve që nga shfaqja e dyshimit të parë dhe kemi marrë lëvdata për angazhimin tonë proaktiv në këtë çështje.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat