Shtatë lojtarë të përfshirë në marrëveshjen mes dy ekipeve

Basketboll

Shtatë lojtarë të përfshirë në marrëveshjen mes dy ekipeve

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:29
James Harden

Më në fund telenovela për të ardhmen e basketbollistit James Harden ka marrë fund. “Mjekra” ka lënë Philadelphia për të luajtur me Clippers këtë sezon në NBA. Marrëveshja u arrit edhe pse sezoni ka një javë që ka nisur.

Të përfshirë në këtë marrëveshje, përveç Harden, janë edhe 6 basketbollistë të tjerë. Kështu, nga Philadelphia do të largohen edhe PJ Tucker e Filip Petrusev. Ndërsa në kahun tjetër do të udhëtojnë Marcus Morris, Nic Batum, KJ Martin dhe Robert Covington.

Marrëveshja përfshin edhe disa zgjedhje në “draft” në favor të dy skuadrave. James Harden kishte kohë që deklaronte se nuk do të luante më me Philadelphia 76Ers dhe nuk stërvitej me skuadrën.

Pas disa muajsh bisedimesh më në fund u gjet një zgjiedhje, që duket se kënaq të gjitha palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat