Arben Fetahu – fituesi diplomatik ndërkombëtar i vitit 

Basketboll

Arben Fetahu – fituesi diplomatik ndërkombëtar i vitit 

Nga: K. Goca Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:46
Arben Fetahu

Të jesh anëtar i Bordit të FIBA Evropës, është jo vetëm mrekulli e basketbollit të Kosovës por edhe fitore për shtetin e Kosovës. 

Të jesh anëtar i Bordit të FIBA Evropës, të institucionit më të fuqishëm, është e veçantë dhe e papërshkrueshme me fjalë kur kihet parasysh se sa pengesa paraqiten aty nga disa shtete që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe që e kanë ndikimin e madh në komunitetin e basketbollit evropian.

Këto pengesa u hoqën nga zgjuarsia dhe diplomacia e jashtëzakonshme e Fetahut, duke thyer çdo barrierë dhe fuqizuar gjithnjë e më shumë FBK-në dhe basketbollin në nivelet ndërkombëtare.

Kosova ka në ADN basketbollin.

Vizioni i Arben Fetahut, puna e tij profesionale dhe e guximshme, në organizimin e disa garave ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, janë argumenti më i fuqishëm, që u përçua në FIBA Europa dhe u duartrokit nga shumica.

Lajmi i jashtëzakonshëm ndodhi me 20 maj në Munih të Gjermanisë. Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ishte zgjedhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Një fitore jo vetëm për basketbollin por edhe për shtetin e Kosovës.

Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajoni që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission).
Kjo është fitore për basketbollin dhe Kosovën. 

Kosova ka njeriun e vet në organet më të larta evropiane.

Arben Fetahu – fituesi diplomatik ndërkombëtar i vitit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat