Meshkujt nisin me fazën para-eliminatore

Basketboll

Meshkujt nisin me fazën para-eliminatore

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:38
Pamje nga një ndeshje

Pas pushimeve të festave të fundvitit, rikthehen këtë javë ndeshjet e basketbollit, por me Kupën e Shqipërisë. Në fushë do të zbresin të gjitha ekipet për të rritura e të rritura, për të nisur sfidat e para të 2024-ës.

Fillimisht do të luajnë meshkujt, ku për shkak të numrit më të madh të ekipeve do të nisin me fazën para-eliminatore dhe eliminatore (10-12 janar). Në këtë fazë do të luajnë 4 ekipet e renditura më dobët në përfundim të fazës së parë të Superligës.

Nga këto katër skuadra do të kualifikohet vetëm një, që do t’i bashkohet 7 të tjerave në fazën çerekfinale. Te femrat, duke qenë se janë vetëm 8 skuadra pjesëmarrëse, do të luhet direkt faza çerekfinale, që do të zhvillohet më datat 12-13 janar.

Ndeshjet çerekfinale te femrat luhen sipas formulës 1-8, 2-7, 3-6, 4-5, sipas pozicioneve që kanë skuadrat në renditjen aktuale në kampionat. Kjo vlen edhe për meshkuj, ku skuadra e renditur e para do të luajë me ekipin që vjen nga turi eliminator.

Sipas formulës, luhet me ndeshje teke, e cila do të zhvillohet në fushën e ekipit renditur më mirë në renditje.

Kupa e Shqipërisë do të vijojë për 3 javë me radhë, për t’u mbyllur në fund të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat