Penza shënon fitore të rëndësishme ndaj Peja 03

Basketboll

Penza shënon fitore të rëndësishme ndaj Peja 03

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Pamej nga një ndeshje

Penza ka arritur fitore të rëndësishme ndaj rivalit lokal Peja 03 me rezultat të përgjithshëm 65:72 (19:22,13:16,13:14,20:20).

Penza e pati lojë nën kontroll që nga fillimi duke arritur që në çerekun e parë të krijoj epërsi e ta mbaj atë deri në fund.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje kryesore të xhiros së 17 u mbyll 32:38 në favorin e vajzave të Penzes.

Në dy pjesët e fundit loja shkoi me ritëm më të barabartë Penza po ruante epërsinë ndërsa Peja 03 vazhdimisht po përpiqej ta kthej rezultatin në të mirë të tyre.

Në fund Penza arriti që për herë të parë të triumfoj në derbin lokal ndaj Penzes me rezultat 65:72.

Më të dalluarat tek Penza ishin Saranda Daci me 18 pikë, 15 kërcime dhe 3 asistime si dhe Sara Vraniqi me 20 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime. Kurse Besijana Martinaj ishte më e dalluara tek Peja 03 me 16 pikë e 12 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat