Rahoveci mban 6-shen kryesore të ekipit

Basketboll

Rahoveci mban 6-shen kryesore të ekipit

Nga: Donat Hashani Më: 18 korrik 2016 Në ora: 19:43
Rahoveci

Përmes një komunikimi në faqen zyrtare, klubi i basketbollit “Rahoveci” ka konfirmuar lajmin që pas diskutimit me bordin e klubit, 6 lojtarët kryesorë të sezonit të kaluar do të jenë pjesë e ‘Vreshtarëve’ edhe sezonin e ardhshëm. Mustafë Merovci, Alban Latifaj, Arion Balluku, Albatrit Berisha, Driton Bajrami, Alban Latifaj dhe Ardit Osmani do ta vazhdojnë qëndrimin e tyre në Rahovec edhe për një vit. Me nënshkrimin e këtyre kontratave, Rahoveci ka kompletuar listën e 13 lojtarëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të publikohet emri i trajnerit të ri dhe data e fillimit të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat