Shatri: Nuk dorëzohemi, e kërkojmë finalen

Basketboll

Shatri: Nuk dorëzohemi, e kërkojmë finalen

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 korrik 2016 Në ora: 18:46
Kosova U-16

Basketbollistet e reja të Kosovës po befasojnë me lojëra të mira në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që po zhvillohet në Andorra.  Një fitore dramatike kundër Maltës U-16 me rezultat 58:57 iu siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalen e madhe. Trajneri i Kosovës U-16, Fidan Shatri, shprehet i lumtur që kanë arritur në mesin e katër ekipeve më të mira në këtë garë të rëndësishme.  Ai nuk e harron ndeshjen e fundit me Maltën, pasi që kualifikimi u arrit më shumë mund, për faktin se është dashur të zhvillohen pesë minuta shtesë në mënyrë që të përcaktohet fituesi. Shatri është optimist se me një lojë të organizuar e me mbrojtje të ngjeshur mund të arrijnë edhe në finale. Kosova U-16 zuri vendin e parë në grupin A, e cila arriti dy fitore me rezultat të ngushtë, 42:40 ndaj Uellsit U-16 dhe pas vazhdimeve me 58:57 ndaj Maltës U-16.  A ishte fitore me fat ndaj Maltës? 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat