Vizitë befasuese e basketbollistit amerikan

Basketboll

Vizitë befasuese e basketbollistit amerikan

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 10:48
Vizita e basketbollistit amerikan të fëmijët

Basketbollisti i Kombëtares A të Kosovës, Justin Doellman e ka ndarë një pjesë të kohës së tij për t’i vizituar fëmijët pjesëmarrës të Kampit të të Rinjve U-14 që është duke u zhvilluar në Prishtinë. Ky Kamp ka filluar më 1 dhe do të përfundoj më 5 gusht në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në mbështetje të FIBA-s e FIBA Europe, Raiffeisen Bank dhe MKRS-së. Rreth 60 fëmijët pjesëmarrës të Kampit, i cili po udhëhiqet nga koordinatori i FBK-së për gjenerata të reja, Chris Dial u ekzaltuan me hyrjen e Doellman-it në palestrën “1 Tetori” duke mos iu besuar syve se janë duke e takuar njërin nga yjet më të mëdha të klubit të basketbollit Barcelona, por edhe të Kombëtares së Kosovës, për të cilin është shkruar, por edhe folur shumë në opinion në javët e fundit.  Doellman i përshëndeti fëmijët dhe ju uroj suksese në ditët në vazhdim, por njëkohësisht i inkurajoj për të punuar sa më shumë në mënyrë që në të ardhmen të bëhen basketbollistë dhe basketbolliste të nivelit të lartë. Më pas fëmijët pjesëmarrës të Kampit shprehën dëshirën për t’i shtruar pyetje Doellman-it që kanë të bëjnë me lojën e basketbollit dhe kështu u krijua një atmosferë fantastike dhe relaksuese në palestër. Pyetjet që iu bënë Doellman-it ishin: “Pse ka vendosur të luaj për Kosovën?”, “Cilën skuadër e pëlqen më së shumti?”, “Cili është reagimi i tij pas trepikëshit të shënuar?”, “Cila fazë e lojës i pëlqen më shumë, mbrojtja apo sulmi?”, “Kur do ta përfundoj karrierën, a do të bëhet trajner?”, "A ka rivalitet në mes Barcelona-s dhe Real Madrid-it edhe në basketboll ashtu si në futboll?" etj etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat