Limak Streetball Kosova 2016, pas 3 javë e 1 ditë, rikthehet aty edhe ku filloj rrugëtimin e sivjetmë të kampionatit të 17-të të streetballit të Kosovës. Gjithçka filloj më 16 korrik në Ferizaj, dhe tani më 7 gusht, ky edicion mbyllet pikërisht në Ferizaj, ku 16 ekipe, 8 në kategorinë profesionale dhe 8 në atë amatore, do ta luftojnë titullin e Kosovës në konkurrencat përkatëse. E veçanta e kësaj superfialeje, është se fillon të dielën nga ora 14:00 në platon para ndërtesës së Kuvendit Komunal, e cila është rregulluar enkas nga Kuvendi Komunal i Ferizajt, në mënyrë që streetballistat të kenë kushte maksimale për lojë. Duke qenë se fillon nga ora 14:00, garat e fazës finale do të zhvillohen kah mbrëmja për herë të parë nën dritat e reflektorëve, gjë që e bënë më të lehtë lojën për garuesit dhe ambientin për shikuesit, që marrë në tërësi në të gjitha komunat deri më tani, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Gjakove, Prishtine, Mitrovice, e Peje, kanë qenë me mijëra në numër. E duke pasur parasysh që në Ferizaj garat nisin nga ora 14:00, dhe faza më interesante do të luhet nën dritat e reflektorëve, pritet numër i madh i shikuesve edhe në superfinale.
Në kategorinë e profesionistëve, tetë skuadrat e kualifikuara janë:
1. Che Bari – Ferizaj
2. Shmekat – Prizren
3. United Basketball – Gjilan
4. 123 - Gjakovë
5. Seba Team – Prishtinë
6. Turistat – Pejë
7. Ata – Mitrovicë, si dhe kampionia e edicionit të kaluar, Limak Streetball Kosova 2015
8. Vision Group - Mitrovicë
Në kategorinë e amatorëve janë kualifikuar:
1. Kuq e Zi – Ferizaj
2. GoldGym - Prizren
3. Boll Shanc - Gjilan
4. Ortodent – Gjakovë
5. Arleo - Prishtinë
6. Juventusi – Pejë
7. MM Cana Kualitet – Mitrovicë, si dhe kampionët e edicionit të kaluar
8. Katërshja – Prizren