Superkupa e basketbollit me 28 shtator

Basketboll

Superkupa e basketbollit me 28 shtator

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2016 Në ora: 15:47
Topi i basketbollit

Zyra e Federatës së Basketbollit të Kosovës bëri të ditur se Superkupa e Kosovës do të zhvillohet në fund të muajit shtator përkatësisht me datën 28. Sigal Prishtina dhe Peja do të luajnë për trofeun e Superkupës, ndërsa edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të fillojë me 2 tetor.  “Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marr vendim për këto propozime të Komesarit të Garave: me 12-31 gusht afati i paraqitjes së ekipeve për edicionin 2016/2017 për të gjitha ligat, kurse me 5 shtator fillon afati kalimtar veror, ndërsa deri me 10 shtator, përmbushja e obligimeve financiare. Më 28 shtator luhet Superkupa e Kosovës, Sigal Prishtina - Peja dhe me 1 tetor fillon edicioni i ri 2016/17 i Superligës së Kosovës. Më  8/9 tetor nisë edicioni 2016/17 i Ligës së femrave dhe meshkujve, kurse me26/27 tetor java e parë e Kupës (Liga e Femrave dhe e Ligës së I-II e meshkujve). Më 17 shkurt të vitit 2017 luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa me 19 shkurt finalja në të dyja konkurrencat.  Në fakt, edicioni i ri pritet të jetë më rivalizues, duke e marr parasysh se katërshja e madhe, si Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi e Trepça, duken si më të përforcuara dhe që kërkojnë titullin e kampionit. Prandaj, të gjitha skuadrat kanë mundësi të mirë të përgatiten, pasi që edhe një muaj e gjysmë ka kohë deri te fillimi i edicionit të ri.  Sigal Prishtina futet me misionin që ta mbrojë titullin e kampionit, por kjo skuadër ka sfida tjera si në garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat