Goran Dragiç është kërcënimi më i madh për Kosovën

Basketboll

Goran Dragiç është kërcënimi më i madh për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:19
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, në orët e pasdites së sotme do të udhëtojnë për në Lubjanë, ku nesër në orën 20.00 ndeshen me Slloveninë, në kuadër të ndeshjes së parë të grupit E për kualifikimet për Eurobasket 2017.  Kosova është në grup me Ukrainën, Bullgarinë dhe Slloveninë.  Ndeshja do të luhet në palestrën e sportit “Arena Stozice” në Lubjanë.  Basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Fisnik Rugova, shprehet se do të jetë ndeshje e vështirë. Ai tregon se nga cili basketbollist slloven i vjen rreziku Kosovës.  “Normalisht kemi informacione, i njohim mirë edhe lojtaret e tyre. Janë të rrezikshëm në të gjitha pozitat, kanë Goran Dragiçin i cili kishte sezone të shkëlqyeshëm sivjet në NBA”, tha Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”. Dragiç është basketbollist i Miamit Heat dhe nga i cili vjen kërcënimi më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat