Kosova debuton me humbje ndaj Sllovenisë

Basketboll

Kosova debuton me humbje ndaj Sllovenisë

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2016 Në ora: 21:53
Kosova

Debutimi i Kosovës në Eurobasket 2017 ka qenë një zhgënjim, pasi kuqezinjtë janë mundur thellë 86:47 nga Gjeorgjia.

Sllovenia u tregua kundërshtar i fortë për Kosovën. Sllovenët shënuan fitore me rezultat 113:68 (33:19, 31:12, 20:18,29:19) në përballje me Kosovën, në ndeshjen e parë të grupit F të kualifikimeve për Eurobasket 2017. Basketbollistët e Kosovës debutuan me humbje të thellë në europian. Kosova në asnjë aspekt nuk ishte rival i denjë, kur kihet parasysh për ekipin me përvojë që ka Sllovenia. Që nga çereku i parë Sllovenia dëshmoi lojë të fortë dhe asnjëherë nuk lejoi që të befasohet nga debutuesi. Basketbollistët Goran e Zoran Dragiç bënë lojë shumë të mirë. Sllovenët ishin shumë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj e përfunduan me 14 pikë (33:19) çerekun e parë. Edhe në çerelkun e dytë, e njëjta lojë e Sllovenisë, e cila vetëm sa thellonte rezultatin,  ndërsa të përzgjedhurit e Arben Krasniqit nuk ishin të denjë të bëjnë me tepër. Në minutën e 20-të, Sllovenia avancoi me 33 pikë diferencë (64:31), duke shuar të gjitha shpresat për një rezultat më të mirë për basketbollistët tanë. Në çerekun e tretë, Kosova paksa stabilizoi forcat e saja dhe nuk lejoi që kundërshtari të ikë edhe më tepër në rezultat të thellë. Megjithatë, në minutën e 30-të, rezultati në semafor shënonte 84:49 për vendasit. Mirëpo, në çerekun e fundit, Sllovenia ishte më energjike dhe thelloi fitoren në 45 pikë dallim (113:68). Sllovenia e filloi me fitore, ndërsa për Kosovën ishte ndeshja e parë në histori në garat evropiane dhe  debutoi me disfatë të thellë. Te Sllovenia më efikasit ishin Dragan Dragiç me 22 pikë e Zoran Dragiç me 17 sosh, kurse te Kosova u shqua Dardan Berisha me 22 pikë. Në ndeshjen e radhës Kosova do të luajë me Ukrainën, e cila luhet të shtunën (me 3 shtator) në palestrën e sportit "Minatori" në Mitrovicë. Nga ana tjetër, debutimi i kombëtares së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në eliminatoret e Eurobasket 2017 ka qenë një zhgënjim, pasi kuqezinjtë janë mundur thellë 86:47 (21:9, 24:10, 23:13, 18:15) nga Gjeorgjia, në ndeshjen e luajtur në Tbilisi dhe e vlefshme për Grupin F. Një humbje që edhe pritej, por jo me shifrat të tilla, çka tregon se diferenca mes dy skuadrave ishte tejet e madhe. Shqipëria e nis me humbje këtë evropian dhe të shtunën do të presë në “Asllan Rusi”  Malin e Zi. Shqipëria është në grupin F me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Gjeorgjinë. Kështu që është në një grup tepër të fortë, por shpresojnë në paraqitje me të mirë në sfidat e radhës.

 

Sllovenia-Kosova 113:68

Shikues: 3500.

Gjyqtarë: Carmelo Paternico, David Romano, Marek Cmikieëich.

Sllovenia: Repec 3, G. Dragiç 22, Prepeliç 8, Muriq 9, Blazhiç 11, Z. Dragiç 17, Lapornik 3, Vidmar 15, Morina, Zagorac 3, Omiq 18 dhe Klobucar 4.

Kosova: Doellman 9, Ahmetbashiq, Veseli 7, G. Rugova 3, Berisha 22, Hajrizi 7, Sinani, Sina 2, F. Rugova 16 dhe Mekaj 2.

Gjeorgjia- Shqipëria 86:47

Palestra e sportit në Tbilisi.

Gjyqtarë: Christof Madinger (Gjermani), Antonis Demetriou (Qipro), Volodymyr Pediev (Ukrainë).

Gjeorgjia: Lezhava 10, Sannikidze 20, Pachulia 6, Shengelia 12, Sanadze 9, Dixon, Zagradze, Boisa, Tsintsadze 9, Shermadini 9, Burjanadze 11, Jintcharadze.

Shqipëria: Broadus 7, Topalli, Shima 7, Hysenagolli 15, Vogli, Lasku 2, Gjonaj, Dusha 2, Deda 4, Jani, Shestani 9, Tafilaj 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat