Fitore me spektakël e Pejës ndaj Sigal Prishtinës

Basketboll

Fitore me spektakël e Pejës ndaj Sigal Prishtinës

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 10:06
Basket

Peja fiton derbin ndaj Sigal Prishtina në kuadër të xhiros se 2-t të elitës së basketbollit kosovar. 81:73 rezultati në fund të një ndeshje spektakolare dhe dramatike, që nuk përfundoj as me kohën e rregullt.

Çereku i pare i ka takuar në tërësi basketbollistëve të Prishtinës, të cilët luajtën mbrojtje të fortë, duke qenë efikas edhe në fazën ofensive. Bardhekaltërit zhvilluan lojë shumë të mirë ekipore, ndërsa Bojkan Trajkovski ishe një nga lojtarët më të dalluar me paraqitjen e tij në qendër. Për të dëshmuar se çereku i pare ishte totalisht i Prishtinës u përkujdes Gerti Shima që shënoj nga gjysma e fushës, për të mbyllur çerekun e parë 20:8. Në qerekun e dytë Peja rikthehet më mirë. Forcon defansivën, ndërsa rregullon edhe snajperin duke qëlluar edhe për tri pikë, diçka që nuk e bënte asnjëherë në çerekun e parë. Pasi ngushton epërsinë e mysafirëve deri ne më pak se 5 pikë, Sigal Prishtina rikthehet sërish dhe mban distancën, duke e mbyllur pjesën e parë me +8 pikë, 32:24, dhe për t’i lënë gjithçka pjesës së dytë.

Megjithatë spektaklin Peja e kishte rezervuar në pjesën e dytë. Lojë shumë më e mirë e basketbollistëve vendas të cilët jo vetëm që shkrijnë epërsinë e mysafirëve, por arrijnë që të kalojën në epërsi për herë të parë 43:41 në përfundim të çerekut të tretë, i cili u mbyll në fund me 48:47 për Pejën.

Çereku i 4-t një spektakël më vete. Epërsia e Pejës shkonte deri në 9 pikë, mirëpo Sigal Prishtina nuk u dorëzua, dhe arriti që në fund të ngushtoj gjithçka dhe të bëjë ndeshjen maksimalisht dramatike, aq dramatike sa vetëm 1 apo maksimalisht 2 pikë ndanin skuadrat deri në sekondat e fundit. Si Peja ashtu edhe Prishtina patën nga një aksion në fund për të realizuar, mirëpo nuk ia dolën për të mbyllur kohën e rregullt 67:67, dhe duheshin plus 5 minutat e shtesës për të përcaktuar fituesin. Para se të niste çereku i 4-t pati një pauzë disa minutëshe për shkak të problemeve me tifozët, pasi asistenti i Sigal Prishtinës, Albert Sylejmani u godit me një gjësend, ndërsa policia largoj publikun e vendosur prapa koshit që ishte afër bankës së bardhekaltërve.

5 minutëshi i overtime ishte më i mirë për Pejën, të cilët bënë diferencën ndaj kundërshtarit, sidomos me gjuajtje për tri pikë, që ishin maksimalisht të saktë, për dallim nga Prishtina që gaboi në disa situata kur ndeshja mund të kthehej. Në fund dramën e fiton Peja 81:73, duke fitues kështu betejën e parë sezonale ndaj Pejës të një lufte e cila do të jetë e ashpër deri në fund të edicionit. Më meritori për fitoren e Shqiponjave ishte Alban Veseli që shënoj 22 pikë, ndërsa u ndihmua edhe nga Lamarcus Reed që shtoj 17. Në anën tjetër te Prishtina koshashënuesi më i mirë ishte Bojan Trajkovski me 16 pikë. Ishte kjo humbja e 2 radhazi e kampionëve aktual në fillim të këtij edicioni diçka që nuk i kishte ndodhur që një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat