Prishtina dhe Peja para sfidave të mëdha evropiane

Basketboll

Prishtina dhe Peja para sfidave të mëdha evropiane

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 14:15
Ilustrim

Sigal Prishtina dhe Peja të mërkurën do të luajnë ndeshjet e tyre të para në edicionin e ri 2016/17 të FIBA Europe Cup në kuadër të grupeve të tyre. Për bardhekaltrit ky është edicioni i dytë me radhë që garojnë në këtë garë, kurse për verdhezinjtë ky është debutimi në njërën prej garave më të forta të FIBA-s në nivel evropian.

Prishtina të mërkurën është mysafire e ekipit turk Demir Insaat  në Stamboll në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në kuadër të Grupi H në FIBA Europe Cup.

Në elitën e basketbollit turk skuadra e Demir Insaat ka regjistruar dy fitore rresht në edicionin e ri, ndaj Tranzonspor-it dhe Best Balikesir. Në anën tjetër Prishtina në dy ndeshje të Superligës së Kosovës ka regjistruar po aq disfata, nga Bashkimi dhe Peja, derisa e ka edhe një humbje të realizuar në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) nga Beroe.

Në anën tjetër Peja do të debutoj në FIBA Europe Cup me ndeshjen që do ta luaj në Rumani kundër Cluj-it me fillim nga ora 19:30 në kuadër të Grupit G, raporton FBK.

Cluj në elitën e basketbollit rumun zë vendin e pestë me 2 fitore e 1 humbje, derisa Peja është e para në Superligën e Kosovës me dy fitore. Verdhezinjtë edhe në Ligën Ballkanike kanë startuar me fitore, duke e mposhtur Feni Industries nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat