Trepça mëton fitoren e parë në Ligën Ballkanike

Basketboll

Trepça mëton fitoren e parë në Ligën Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:45
Pamje nga një ndeshje

Trepça nga Mitrovica do të ballafaqohet me ekipin nga Shkupi, Karpos Sokoli 2000, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B të Ligës Ballkanike në basketboll. Të dyja ekipet kishin startuar me humbje, Trepça kishte pësuar me rezultat 78:66 në kryeqytetin shqiptar nga Tirana dhe Karpos Sokoli 2000 si vendas me 94:60 nga Sutjeska e Nikshiqit. Mitrovicasit janë të mobilizuar dhe në një mënyrë janë favoritë, ani se nuk kanë aq njohuri për ekipin maqedonas. Nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, pritet të jetë atmosferë e jashtëzakonshme sportive ashtu si dinë të bëjnë tifozët ‘Torcida’.  Debutuesi i Ligës Ballkanike kërkon fitoren e parë ndaj Karpos Sokolit 2000. Basketbollisti Samir Zekiqi që luan në pozitën 3, beson e shpreson se me një angazhim të madh, gjithashtu edhe me përkrahjen e madhe të tifozëve, do të arrijnë fitoren e parë e cila do të jetë tepër më rëndësi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat