Jep dorëheqje trajneri i Sigal Prishtinës

Basketboll

Jep dorëheqje trajneri i Sigal Prishtinës

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:28
Mijoviq

Sigal Prishtina është në situatë të palakmueshme. Në katër ndeshjet e fundit ka po aq humbje, ky është bilanci më i keq që mbahet mend të klubi me renome dhe më i trofeshmi në vend në basketboll. Petar Mijoviq nuk është më trajner i Sigal Prishtinës. Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post pas një starti tejet të dobët të edicionit të ri. Prishtina dy humbje i ka në Kampionatin e Kosovës, nga Bashkimi me 89:82 dhe Peja (81:73), ndërsa në Ligën Ballkanike është mposhtur nga Beroe me 86:71 dhe debaklin e pësuan në FIBA Europe Cup nga ekipi turk, Demir Insah Buyukcekmece me rezultat 100:58. Katër ndeshje katër humbje, ky ishte kulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat