Zyrtare: Prishtina bëhet me trajner të ri

Basketboll

Zyrtare: Prishtina bëhet me trajner të ri

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 22:12
Jeronimo Sarin

Sigal Prishtina ka emëruar kroatin Jeronimo Sarin trajner të ri të skuadrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sigal Prishtina, ka bërë të ditur se kanë emëruar kroatin Jeronimo Sarin, trajner të klubit nga kryeqyteti.

“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka nënshkruar edhe me trajnerin kroat Jeronimo Sarin. -Ish lojtari i famshëm kroat, 42 vjecari Sarin, ishte trajner i ekipit GKK Sibenik për 6 vite, ekip të cilin e udhëhoqi nga viti 2010 deri në vitin 2016, ku u shpall kampion i A2 Ligës Kroate (2010) për tu bërë pjesë e rregullt e elitës kroate në vitet në vazhdim”, shkruan klubi në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat