Peja shkruan historinë, ekipi i parë nga Kosova që fiton në FIBA Europe Cup

Basketboll

Peja shkruan historinë, ekipi i parë nga Kosova që fiton në FIBA Europe Cup

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 22:53
Peja

Peja ka shënuar fitore ndaj AEK Larnacas në një fund që u mendua të jetë i lehtë, por ishte dramatik. Ndeshja përfundoi me rezultat 87-82. 

Rreth dy mijë shikues u mblodhën në Pejë për të shikuar ndeshjen më të rëndësishme në nivelin ndërkombëtar, ku do të mund të shënohej historia me një fitore.

Në çerekun e parë pas një serie jo të mirë, Peja u rikthye për të vazhduar lojën e mirë edhe në çerkun e dytë, ku për pesë minuta mysafirët shënuan vetëm katër pikë, shkruan Telegrafi.

Peja ishte dominante me kërcime, sidomos në fazën e mbrojtjes, teksa demonstroi saktësi të madhe nga gjuajtjet për dy pikë prej mbi 60 për qind, dhe 50 për qind nga vija për tri pikë.

Në pjesën e dytë Peja u lirua dhe AEK tentoi të kthehej, duke u afruar në rezultat.

Megjithatë, Reed dhe Veseli u kthyen fuqishëm duke bërë që epërsia sërish të thellohej.

Në fund të çerekut të katërt mysafirët u rikthyen në lojë duke zvogëluar epërsinë në tri pikë me disa sekonda të mbetur në fund.

Krejt në fund, ekipi i Pejës tregoi zgjuarsi duke mos humbur epërsinë dhe fitoren.

Kjo është fitorja e parë e një ekipi kosovar në FIBA Europe Cup dhe fitorja e parë e Pejës në Grupin G. Peja ka vetëm një humbje në gjashtë ndeshje këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat