NBA, Lakers debutojnë me fitore, Denver thyen New Orleans

Basketboll

NBA, Lakers debutojnë me fitore, Denver thyen New Orleans

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 10:08
ilustrim

Denver Nuggets triumfon në sfidën e parë sezonale të NBA por e gjithë vëmendja shkon për suluesin e New Orleans, Anthony Davis i cili e mbylli ndeshjen me 50 pikë në disfatën 107-102 të skuadrës nga Louisiana. Një ciklon i vërtetë rezultoi shtatlarti amerikan përballë Nuggets që dhuruan një paraqitje pozitive me 23 pikë të Nurkic, 22 të Barton dhe 15 të tjera nga Galinari. Në mbrëmjen e së mërkurës festuan edhe Charlotte Hornetts që arritën të kalonin Malwaukee  107-96. Ishte dyshja Kidd-Gilchrist që me 23 pikë secili arriti të bënte diferencën në parket për suksesin e parë të vendasve. Nuk zhgënjeu as Oklahoma që dominoi Filadelphian 103-97. Westbrook mori për dore skuadrën e tij duke u transformuar në një lider. Qëndra e City Thunder sigoi 32 pikë dhe 12 ribaunde, ndërsa në lrahun tjetër, Philadelphia nuk arriti të imponohej edhe pse Embiid e mbylli mbrëmjen me 20 pikë. Dallas Mavericks dhuroi spektakël ndaj Indiana Pacers 130-121 pas kohës shtesë.

25 pikët e Williams e ndihuan skuadrën teksane të shkënqente në shtëpi ku Pacers replikuan me 30 pikët e Turner. Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Houston ku Los Angeles Lakers bëri goditjen e madhe me një fitore të vështirë 120-114 ndaj Raketave. 34 pikë dhe 17 asistet që janë edhe një rekord për karrierën e Harden, nuk mjaftuan që Houston të debutonte me fitore këtë sezon. Në Detroit, Toronto triumfoi 109-91 falë 40 pikëve të DeRozan. Në ndeshjet e tjera, Brooklyn u und nga Boston 117-122, Memphis u imponua në Minnesota 102-98, Sacramento kaloi Phoenix 113-94, ndërsa Miami triumfoi në derbin e Floiridas kundër Orandos 108-96.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat