Veseli: Fitorja ndaj AEK-ut, një hap i madh për ne!

Basketboll

Veseli: Fitorja ndaj AEK-ut, një hap i madh për ne!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2016 Në ora: 19:26
Alban Veseli

Peja feston fitoren e madhe në garat evropiane përkatësisht në FIBA Europe Cup në basketboll. Pejanët para shikuesve të vet treguan lojë të fortë dhe triumfuan me rezultat 87:82 ndaj ekipit qipriot, AEK Larnaca, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit G. Një fitore që nuk do të harrohet kurrë, për faktin se është e para në debutimin e klubit verdhezi në një garë të madhe! LaMarcus Reed me 23 pikë, Alban Veseli (19) e Mirza Ahmetbashiç (16), ishin treshja më efikase te skuadra pejane. Të gjithë basketbollistët dhanë edhe atomin e fundit në këtë super fitore që përforcon synimet e skuadrës pejane për të luftuar për dy vendet e para që shpien më tutje. Alban Veseli, basketbollisti ndër më luftarakët në fushë, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se është fitore e madhe. “Natyrisht se është një hap shume i madh duke e ditur se në çfarë niveli jemi duke garuar. Kemi të bëjmë me ekipe që kanë në vete lojtarë nga NBA, Euroleague dhe kanë buxhetin shumëfish më të madh se ne”, tha Veseli. Pejanët do të përgatiten për sfidën e radhës në FIBA Europe, kur me 2 nëntor do të jenë mysafirë (17.00) i ekipit turk Gaziantepspor. Në grupin G, Cluj Napoca kryeson me 4 pikë, i përcjell nga Gaziantepspor (3), Peja (3) dhe AEK (2).  Veseli tregon se ku ishin edhe pikat e forta të kësaj fitore domethënëse.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat