Përforcohet Bashkimi

Basketboll

Përforcohet Bashkimi

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2016 Në ora: 16:26
Ermin Jazvin

Bashkimi nga Prizreni ka përforcuar radhët edhe me dy basketbollistë të huaj me synime që të jenë edhe më të fortë në vazhdim të garave, qoftë në Ligën e Kosovës qoftë në Ligën Ballkanike. “Ermin Jazvin dhe Eric Palm janë dy lojtarët e rinj të klubit tonë. Ermin Jazvin luan në pozitën 4/5 dhe është i gjatë 209 centimetra dhe vjen në një moment ku kemi nevojë për cilësitë dhe gjatësinë e tij! Jazvin në sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e ekipit hungarez Kaposvari gjithashtu ka qenë edhe reprezentues i përfaqësueses së Bosnjës e Hercegovinës. Eric Palm luan në pozitat 1/2 dhe është i gjatë 188 centimetra! Së fundmi ai ka luajtur në Sllovaki në ekipin Iskra Svit! 29 - vjeçari më parë ka qenë edhe pjesë e Bundesligës gjermane dhe i përket nacionalitetit amerikan. Eric Palm do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin, ndërsa Ermin Jazvin pritet që nesër të mbërrijë në qytetin e lashtë!”, thuhet nga KB Bashkimi. Prizrenasit në katër ndeshjet e para kanë po aq fitore në Kampionatin e Kosovës dhe renditen në vend të dytë me 8 pikë sa ka edhe Peja në kreun e renditjes. Bashkimi së fundi e mposhti në Therandë Golden Eagle Yllin me rezultat 95:89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat