Amerikani rikthehet te Peja

Basketboll

Amerikani rikthehet te Peja

Nga: K.Goca Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 14:28
Burwel

Ekipi i Pejës, lideri i Superligës së Kosovës, me rikthimin e basketbollistit amerikan, Kevin Burwel II, do të jetë edhe më e fortë për në vazhdim të kampionatit tonë, po ashtu edhe në garat e Ligës Ballkanike dhe të Europe Cup. Zyra e Federatës së Basketbollit të Kosovës bëri të ditur se Peja ka paraqitur për regjistrim Burwelin.  “Peja paraqet për regjistrim lojtarin ndërkombëtar, Kevin Burwel II. Lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Peja pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, - thuhet nga Federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat