Vëllezërit nga Kosova që dikur prindërit i kishin të ndarë...

Basketboll

Vëllezërit nga Kosova që dikur prindërit i kishin të ndarë...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 14:50
Vëllezërit Rugova

Basketbollistët Granit e Fisnik Rugova, luajnë për kampionin në fuqi, Sigal Prishtina. Një kohë ishin të ndarë, sepse Graniti luante në Bashkim të Prizrenit dhe Fisniku në Pejë. Dhe sa luanin në klubet e ndryshme, vëllezërit dikur i kishin prindërit e ndarë në aspektin sportivë, sepse babai anonte për Granitin e nëna për Fisnikun. Tash së bashku sërish dhe me ekipin e Prishtinës synojnë t’i mbrojnë të gjitha trofetë, por edhe prindërit janë të bashkuar në aspektin sportiv. Ata kanë bërë një foto karakteristike dhe duken mjaft të motivuar pas fitores në Mitrovicë kundër Trepçës me rezultat 74:59.  Vëllezërit Rugova janë të përgatitur për takimin e të mërkurës së kësaj jave ku në Prishtinë do të ndeshen me ekipin turk, Buyukcekmece. Në tri ndeshje e para ka po aq humbje Prishtina në grupin H të Europe Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat