Peja shuan shpresat, Prishtina e pafat, fitore e madhe e Trepçës

Basketboll

Peja shuan shpresat, Prishtina e pafat, fitore e madhe e Trepçës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 20:55
Peja

Petrolina AEK nga Larnaca e Qipros u tregua shumë më e mirë se Peja, duke shënuar fitore me rezultat 81:64 (11:17, 25:15, 13:15, 32:17),  në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit G të FIBA Europe Cup në basketboll. Skuadra qipriote shënoi fitore e parë pas tri humbjeve, ndërsa pejanët me këtë humbje shuan të gjitha shpresat për vend të dytë. Çereku i parë dhe i tretë ka qenë në zotërim të Pejës, por çuditërisht i dyti dhe i katërti ishin fatal për ta. Në minutën e 10-të,  Peja ishte në epërsi me 6 pikë (11:17), mirëpo në çerekun e radhës vendasit shfaqën lojë me të mirë dhe kaluan në epërsi me 36:32 (20’). Çereku i katërt ka qenë mjaft interesant dhe ekipi pejan ngushtoi rezultatin në dy pikë (49:47) pikërisht në minutën e 30-të. Mirëpo, çereku i fundit ka qenë fatal për Pejën, ku edhe pësuan disfatë me 17 pikë diferencë (81:64). AEK ngjitet në vend të tretë me 6 pikë, duke lënë Pejën në fund po me 6 pikë të tubuara. Si për Pejën po ashtu edhe për AEK-un,  janë shuar shpresat për të shkuar më lartë.

Takimi në mes Rilski Sportistit nga Bullgaria dhe kampionit të Kosovës e të Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, me shumë ishte për t’i përmirësuar statistika, sepse nuk kanë kurrfarë shpresa për dy vendet e para. Në një ndeshje të fortë, skuadra bullgare shënoi fitore pas vazhdimeve me rezultat 100:98 (20:24, 25:21, 25:26, 16:15 – 14:12 ). Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (86:86), mirëpo pas vazhdimeve ekipi  bullgarë pati me shumë fat dhe triumfoi. Prishtina pësoi edhe humbjen e pestë rresht dhe renditet e fundit me 5 pikë në grupin H të Europe Cup, kurse Rilski zënë pozitën e tretë me 7 pikë.  Trepça nga Mitrovica në konak të saj shënoi fitore të vështirë me rezultat 75:73 (18:16, 21:18, 19:18, 17:21) ndaj Sutjeskës nga Nikshiqi i Malit të Zi, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit B të Ligës Ballkanike. Një fitore e madhe e Trepçës që i mban në hap për të kaluar grupin. Sutjeska u tregua shumë e rrezikshme në sekondat e fundit, por djelmoshat mitrovicas nuk lejuan që fitorja të iu dalë nga dora.  Trepça renditet në vend të tretë me 6 pikë, kurse Sutjeska është në pozitën e dytë me 7 sosh.

Petrolina AEK-Peja 81:64

Petrolina AEK: Thomas 21, Palalas 4, Goodwin 25, Biggs 4, Sizopoulos 7, Petroviq 3, Koumis, Trisokkas 3, Roundy, Harris 13, Panteli 1.

Peja: Mekaj 5, Ahmetbashiç 6, Veseli 10, Grapci, Ivshyn 2, Hajdari, Nuhanoviç 11, Burwell 3, Reed 17 dhe Dahlman 10.

Rilski Sportisti-S. Prishtina 100:98

Rilski Sportisti: Parker 21, Cvetkoviq 4, Stojanov, Deliç 17, Kirov, Georgiev 18, Bozov 17, Simmons 2, Ivanov, Bruinsma 21 dhe Vutev.

Sigal Prishtina: Rhett 16, Azemi, Peci, Jones 1, F. Rugova 3, Lawrence 8, G. Rugova 3, Hajrizi 13, Trajkovski 29 dhe Hinds 25.

Trepça-Sutjeska 75:73

Trepça: M. Diminiq 11, S. Zekiqi 2,  Frederic 16,  Wise 16, Ljijiç 5, A. Tahiri, V. Haxhiu 6, B. Zekiqi, Azemi 4, Selmani,  Mehmeti dhe Scott 15.

Sutjeska: James 12, Peroviq 4, Gajoviq 10,  Thomas 22, Shaliq 15, Goranoviq, Laliq 4, Gjokoviq 6, Vukoviq, Boshkoviq dhe Vujoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat