Peja nuk e mposht liderin e grupit

Basketboll

Peja nuk e mposht liderin e grupit

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 21:19
Peja

Peja nuk ka arritur ta mposhtë liderin e Grupit G, Gaziantep, në palestrën “Karagaçi”, në kuadër të FIBA Europe Cup.

Skuadra vendase e nisi mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë me gjashtë pikë epërsi (21:15).

Në pjesëlojën e dytë, mysafirët shënuan katër pikë më shumë se nikoqirët (20:24) dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41-39.

Përsëri edhe në dhjetëminutëshin e tretë, vizitorët realizuan dy pikë më shumë (14:18) duke e mbyllur këtë fraksion me dy pikë epërsi.

Dhe gjithçka u vendos në çerekun e fundit kur skuadra mysafire i doli të ishte fituese (66-76). Pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kësaj gare, Peja e ka realizuar vetëm një fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat