Euroleague, CSKA nuk njeh kundërshtarë

Basketboll

Euroleague, CSKA nuk njeh kundërshtarë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 17:41
ilustrim

CSKA e Moskës është thjeshtë e një niveli tjetër në Euroligën e Basketbollit. Skuadra ruse dominoi edhe ndaj Baskonias, të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 112-84 në raundin e 9-të të ndeshjeve në sezonin e rregullt. Basketbollisti serb, Teodosic edhe në këtë sfidë shkëlqeu mbi parket me 34 pikë në total dhe 10 asiste. Në fakt starti i ndeshjes nuk ishte aspak i mirë për CSKA që shënoi vetëm 17 pikë në periodën e parë përkundrejt 27 të Baskonias, por kjo diferencë u rikuperua menjëherë në periodën pasardhëse me pjesën e parë që u mbyll 49-46. Moskovitët nisën shkëputjen në periodën e tretë, për ta mbyllur të gjithë takimin me plus 28 pikë. Ky ishte suksesi i 8-të për CSKA-në, që ka humbur vetëm një përballje, atë me Darussafaka.

Rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi Panathinaikos, që kaloi 86-80 Darussafakan. Amerikani Clyburn me 26 pikë dhe 9 topa të rikuperuar nuk mundi ta ndihmonte skuadrën nga Stambolli që të shmangte humbjen. Vendasit u treguan më të saktë në lojën në grup, pa spikatur elementë të vecantë.
Panathinaikos forcon pozitat në zonën Play-Off, por edhe Darussafaka mbetet mes tetë më të miravë në renditjen e përgjithshme.

Zhgënjen sërish Barcelona, që pësoi humbjen e tretë radhazi në parketin e Galatasaray-t. 78-64 shënonte tabela elektronike në fund të takimit, ku në fakt lojtari me statistikat më të mira ishte Rice i blaugranave me 22 pikë e katërt asiste. Pavarësisht këtij suksesi skuadra turke mbetet në pjesën e poshtme të tabelës me vetëm 3 fitore nga 9 ndeshje të luajtura gjithsej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat