Sokoli maqedonas në Pejë!

Basketboll

Sokoli maqedonas në Pejë!

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 11:25
Peja

Peja të martën me fillim nga ora 19:30 është nikoqire e skuadrës Karpos Sokoli nga Shkupi.

Kjo është një ndeshje e mbetur e xhiros së tretë të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Verdhezinjtë për shkak të angazhimeve në garat e FIBA Europe Cup e kanë luajtur vetëm një ndeshje në Ligën Ballkanike, atë si nikoqir kundër Feni Industries, të cilën e kanë fituar me rezultat 82:73, raporton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Në vazhdim pejanët do t’i luajnë edhe disa takime të tjera të mbetura, atë kundër Sutjeska-s, Trepçës dhe Tiranës, e më pas do t’i luajnë edhe ndeshjet e dyta të këtij grupi. I tërë ky program duhet të përfundoj deri më 25 janar të vitit 2017, kur edhe pritet të përcaktohen skuadrat që do të garojnë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat