Elektra Zykaj: Historinë e bëjmë vetë!

Basketboll

Elektra Zykaj: Historinë e bëjmë vetë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:34
Elektra Zykaj

Flamurtari nga Vlora fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll, në konkurrencën e femrave. Basketbollistet vlonjate dëshmuan paraqitje me të përsosur se ‘Goga Basket’ nga Durrësi, duke triumfuar me rezultat 79:72.  Basketbollistja e Flamurtarit, Elektra Zykaj, është e ngazëllyer për këtë trofe, duke përçuar mesazhin tjetër, se do ta mbrojnë edhe titullin e kampionit. 26-vjeçarja shprehet se historinë e bëjnë vetë dhe nuk lejojnë askënd tjetër. Ajo mburret që luan për klubin kuqezi dhe premton se do ta lë shpirtin në fushë për ta sjell edhe titullin në Vlorën e Ismajl Qemailit.  Basketbollistja konsideron se e kanë e ekipin shumë më të mirë se rivalet, mbase edhe më të organizuar dhe që luajnë një për të gjithë dhe të gjithë për një. Ky sukses e bën për të ‘fluturuar’ Elektrën nga gëzimi, për faktin se vjen në kohën kur ajo para disa ditëve u rikthye pas lëndimit. Biondja apo bukuroshja e basketbollit në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se çfarë e ka veçuar ekipin e saj për të triumfuan në finalen e  madhe që u zhvillua në Durrës.  

 “Bota sot”: Elektra, pas një kohe u rikthyet nga lëndimi dhe rezultoi me suksesin e madh. A e keni pritur?

Elektra Zykaj: Pas një periudhe prej dy muajsh, rikthehem në parket, me siguri dhe dëshirë shumë të madhe për të luajtur e për të dhënë kontributin tim në finalen e Kupës. Shumë e doja këtë Kupë dhe mbas rikthimit tim ashtu ndodhi.

“Bota sot”: Goga Basket, një ekip e papërshtatshme, por ku ishte arma më e fortë e Flamurtarit?

Elektra Zykaj: Goga Basket, një ekip i ri, interesant por jo i përgatitur të përballet me eksperiencën, shtatlartësinë, perspektivën dhe shpejtësinë e ekipit tonë. Arma e ekipit është grupi që trajneri ka formuar, duke marrë më të mirat e të gjithave lojtareve.

“Bota sot”: Çfarë e dallojë më shumë Flamurtarin në finalen e madhe ndaj Goga Basket?

Elektra Zykaj: Ekipi ynë është i kompletuar, tashmë eksperienca dhe epërsia jonë bën që gjatë gjithë takimit mos ta fusnim në diskutim rezultatin.

“Bota sot”: A shpresoni se pas trofeut të Kupës, do ta mbroni titullin?

Elektra Zykaj: Objektivat tona janë të rrëmbejmë çdo kupë të kampionatit, por mbetet për t’u parë, sepse kampionati është i gjatë.

“Bota sot”: Flamurtari njihet si ekip që feston pak me ndryshe, gjysmë nudo, kësaj radhe si e kremtuat suksesin?

Elektra Zykaj: Hahaha, këto festimet i kemi kur fitojmë kampionatin.

“Bota sot”: A është Elektra në formën më të mirë dhe cili është mesazhi për kundërshtaret e ekipit tuaj?

Elektra Zykaj: Elektra jo me 100 për qind të saj, por që ka kohë të rikuperohem plotësisht. Mesazhi është që ne nuk lëmë njeri të bëj histori, atë e bëjmë vet.

“Bota sot”:  A mendoni se Flamurtari është një hap para të tjerëve dhe sa jeni e kënaqur me kushtet?

Elektra Zykaj: Flamurtari ndër këto vite ka qenë i tillë edhe e kanë treguar rezultatet që ne kemi pasur. Sigurisht që kushtet janë të mira, të kesh një grup të mirë, duhet të investosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat