Kumanova sfidon Prishtinën, Tirana Pejën

Basketboll

Kumanova sfidon Prishtinën, Tirana Pejën

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:11
Alban Veseli

Sigal Prishtina dhe Peja të enjten do t’i luajnë ndeshjet e radhës në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL). Bardhekaltrit në kuadër të Grupit A janë nikoqirë të Kumanovës, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Skuadra nga kryeqyteti nga dy ndeshje të luajtura në Ligën Ballkanike ka po aq disfata të regjistruara, së pari nga Beroe në Stara Zagora të Bullgarisë dhe së fundi është mposhtur në Prizren nga Bashkimi. Në anën tjetër Kumanova është e para në Grupin A, ku nga pesë ndeshje ka po aq fitore të shënuara me 10 pikë të grumbulluara, raporton FBK.

Ndërkohë Peja në kuadër të Grupit B është mysafire e Tiranës, në ndeshjen që do të luhet duke filluar nga ora 19:00 në kryeqytetin shqiptar.

Peja nga dy ndeshje të luajtura ka po aq fitore të regjistruara, derisa Tirana në pesë ndeshje ka realizuar dy fitore e tri humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat