Igena tregon se si u dashurua në ish-basketbollistin e Bashkimit

Basketboll

Igena tregon se si u dashurua në ish-basketbollistin e Bashkimit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:50
Igena e Endriti

Kësmetit nuk i dihet! Sporti është urë-lidhëse e miqësisë në mes ekipeve, qyteteve, shteteve, por natyrisht edhe sjellë fat në dashuri në mes sportistëve e sportisteve. Falë basketbollit Igena Qypi e Endrit Hysenagolli janë së bashku dhe tash e një kohë të fejuar. Igena është basketbolliste e ‘Goga Basket’ nga Durrësi dhe Endrit Hysenagolli, luan për KB Tiranën, por një kohë ish basketbollist i Bashkimit nga Prizreni. Igena dhe Endriti janë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë, të cilët jetojnë një jetë të lumtur si të fejuar dhe kërkojnë edhe suksese në rrafshin sportiv. Igena tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” se si u  dashura në Endritin!  

“Bota sot”: Igena, tash e një kohë e fejuar me basketbollistin e Tiranës, ndryshe ish pjesë e KB Bashkimit nga Prizreni, si lindi lidhja apo dashuria mes jush, nga basketbolli apo?

Igena Qypi: Dashuria jonë ka lindur qe para 6 vitesh, patjetër që nga basketbolli, pasi kemi qenë të dy pjesë e ekipit të Tiranës në atëkohë.

“Bota sot”: Sa e përkraheni njëri-tjetrin?

Igena Qypi: Sigurisht mundohemi që të ndjekim çdo ndeshje të njëri-tjetrit për më shumë motivim dhe për ta përkrahur njëri-tjetrin.

“Bota sot”: Jeni pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe e KB Goga Basket, ditë më parë ekipi juaj pësoi në finalen e Kupës së Shqipërisë, me rezultat 79:72 nga Flamurtari i Vlorës. Si ndodhi humbja?

Igena Qypi: Ishte thjesht një ndeshje asgjë më shumë. Ndodhi kështu, absolutisht për fajin tonë dhe jo për meritë të kundërshtarit dhe kjo do të thotë që kampionati është akoma i gjatë dhe Goga Basket do e tregoj se çfarë ekipi është në të vërtet, sepse ka një grup mbi të gjitha me vajza shumë cilësore dhe profesioniste.

“Bota sot”: A mendoni se Goga Basket do të jetë favorite për titullin e kampionit, dhe a ndjeni presionin e Flamurtarit?

Igena Qypi: Sigurisht që pretendente janë tri ekipe: Goga Basket, Tirana dhe Flamurtari, por unë mendoj që tek ekipi ynë po bëhet një punë shumë e mirë dhe kështu q[ besoj shumë në titullin kampion.

“Bota sot”: Sa keni njohuri për basketbollin në Kosovë, a keni pasur oferta nga ndonjë klub?

Igena Qypi: Unë kam qenë pjese e basketbollit të Kosovës për një periudhë me ekipin e Penzës dhe përsëri këtë vit kam pas ofertë nga ai ekip. por për shumë arsye (një më kryesori kthimi i Endritit në Shqipëri) vendosa të qëndroj këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat