Vajzat në emocione të derbit

Basketboll

Vajzat në emocione të derbit

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:13
Pamje nga një ndeshje

Kryendeshja e javës së tetë në Ligën e Femrave në basketboll do të zhvillohet të dielën në orën 20.00 në “Karagaçi” të Pejës, ku Penza e pret Penti Prishtinën.

Në këtë përballje pritet të zhvillohet rivalitet i madh ndërmjet vashave pejane dhe atyre prishtinase, ku në njërën anë pritet që Valbona Bytyqi të udhëheq Penzën dhe në anën tjetër Arbnore Perquku pritet të dirigjojë lojën e Prishtinës.

Të dy ekipet nuk e kanë regjistruar asnjë humbje në këtë edicion dhe andaj ajo skuadër që do të shënoj fitore do të dimëroj në pozitën e parë në renditjen tabelare të Ligës së Femrave, raporton FBK.

Kampione në fuqi janë basketbollistet bardhekaltra, derisa pejanet janë fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar.

E shtunë

Kastrioti – Drita 11:00

Vëllaznimi – Sfera 15:00

E diel

Vushtrria – Trepça

Penza – Penti Prishtina 20:00

Bashkimi pushon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat