Adea krahas basketbollit, është edhe nxënëse e dalluar në Suedi

Basketboll

Adea krahas basketbollit, është edhe nxënëse e dalluar në Suedi

Nga: K.G. Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:14
Adea Kastrati

Basketbollistja e talentuar e kombëtares së Kosovës U-18, Adea Kastrati, po arrin suksese edhe në rrafshin tjetër në shtetin suedez. Ajo si talente e kësaj loje, por edhe si nxënëse e dalluar në shkollën “Söderslättsgymnasiet St. Nicolai", është shpërblyer që të jetë në një kamp ku marrin pjesë më të mirët e shkollave nga rreth 30 shtete.

Ajo luan në pozitën e organizatores dhe është pjesë e ekipit Helsingborg. “Unë jam përzgjedhur me një suedeze nga klasa ime me shkuar në Göteborg dhe me marrë pjesë në organizimin më të madh për të rinj.

Unë me shoqen time sudeze ishim të vetmit që e kemi përfaqësuar Suedinë dhe aty ishin rreth 30 shtete tjera, si Gjermania, Danimarka, Anglia, Kina etj. Kisha dëshirë të takoja edhe të Kosovës dhe Shqipërisë, por nuk nuk ishin aty”, tha Adea. Skuadra e saj, Helsingborg, sot ka pësuar humbje dhe me gjasë u reflektua edhe mungesa e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat