Liga Ballkanike, fitojnë KB Prishtina dhe KB Bashkimi

Basketboll

Liga Ballkanike, fitojnë KB Prishtina dhe KB Bashkimi

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:30
KB Prishtina

KB Prishtina dhe KB Bashkimi kanë shënuar fitore në Ligën Ballkanike, pasi kanë mposhtur Tivat përkatësisht Kumanovon.

KB Prishtina ka shënuar fitore vetëm pas  vazhdimeve në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur Tivatin me rezultat 98:93.

Ndeshja ishte e barabartë gjatë tërë kohës dhe këtë e tregon edhe koha e rregullt që përfundoi 88:88, por vendësit ishin më të mirë gjatë vazhdimeve, duke fituar në fund me pesë pikë epërsi.

KB Bashkimi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur KK Kumanovo vetëm pas vazhdimeve me rezultat 95:96.

Vendësit e nisën shumë mirë takimin, por KB Bashkimi nuk u dorëzua dhe në fund fitoi pas vazhdimeve me vetëm një pikë diferencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat