A i njihni këta basketbollistë të njohur të Kosovës të viteve 80-ta?

Basketboll

A i njihni këta basketbollistë të njohur të Kosovës të viteve 80-ta?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 11:31
Blerim Krasniqi, Blerim Vuniqi e Ibrahim Karabeg

Kishim apo jo ekipe më të forta të viteve të 80-ta në krahasim me vitet e sotme! Disa thonë se basketbolli i asaj periudhe ka qenë shumë më i fortë se ky i tashmi, disa mendojnë ndryshe. Kosova në at periudhë ka pasur disa ekipe në Ligën e Parë B të shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia, si Prishtina, Bashkimi i Prizrenit, Trepça nga Mitrovica, Vëllaznimi nga Gjakova etj. dhe në fakt, ishte një periudhë shumë interesante dhe edhe atëkohë kishte emra të njohur, duke mos hyrë që t’i numërojnë një nga një. Por në këtë fotografi, shihen tre ish-basketbollistë të njohur të asaj periudhe, por që sot kanë ndryshuar shumë! Është Blerim Krasniqi në anën e majtë, në mes Blerim Vuniqi dhe djathtas Ibrahim Karabeg. Krasniqi e karabeg tani punojnë si trajner, por jo edhe Vuniqi, ky i fundit është redaktor i sportit në RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat