NBA, Westbrook nuk mjafton, Harden thyen Oklahoman

Basketboll

NBA, Westbrook nuk mjafton, Harden thyen Oklahoman

Më: 6 janar 2017 Në ora: 19:49
NBA

Rusell Westbrook në versionin e supermenit nuk mjafton për Oklahoma City Thunder. Houston Rockets u bën ballë 49 pikëve personale të lojtarit më të mirë të All Star Game, duke triumfuar me vështirësi 118-116 vetëm në sekondat e fundit. Një përballje e luftuar deri në fund ajo e zhvilluar në Teksas ku 1 minutë e 48 sekonda nga fundi gjithçka u fiksua në shifrat 116-116 por dy goditjet e lira të realizuara nga Houston i dhuruan fitoren ekipit vendas që konsolidon pozitat në vendin e tretë të Konferencës së Perëndimit. James Harden shënoi 26 pikë dhe 12 asiste, ndërsa në krahun tjetër, Russell Westbrook regjistroi 8 goditje të sakta për tre, ndërsa në total e shënjestroi saktësisht koshin në 16 nga 34 tentativat e tij. Një duel shumë i luftuar u regjistrua edhe në Detroit ku vendasit thyen 115-114 Charlotte Hornets. Tobias Harris shënoi 25 pikë dhe Boban Marjanovic shtoi 19 të tjera duke zhvlerësuar 32 pikët e Kemba Walker.

Një fitore që nuk ndikon shumë në sezonin e skuadrës së Detroit pasi Pistonat mbeten jashtë zonës play off, ndërsa Charlotte nuk e humbet vendin e pestë në Konferencën e Lindjes. Ndërkohë, Toronto Raptors rigjen fitoren pas disfatës në fushën e San Antonios. Kanadezët kaluan pa shumë vështirësi 101-93 Utah Jazz në mbvrëmjen ku Kyle Loëry regjistroi 33 pikë, 16 prej të cilave vetëm në periodën e parë duke e mbyllur praktikisht ndeshjen që në fillim. Një sukses që e mban Toronton në vendin e dytë të Lindjes me 2 fitore më pak se Cleveland. Feston edhe Indiana Pacers që u imponua 121-109 ndaj Brooklyn Nets. Jeff Teague me 21 pikë dhe 15 asiste dhe Myles Turner në shifrat 25 pikë e 15 ribaunde vendosën diktatin në Indianapolis duke e ngjitur Indianan në vendin e 7 të lindjes me një fitore më shumë se Chicago Bulls. Krizë e thellë në kampin e Los Angeles Lakers që pësoi humbjen e 8 në 10 ndeshjet e fundit pasi Portland i theu liqenorët 118-109. CJ McCollum mori për dore Trail Blazers me 27 pikë, ndërsa Damian Lillard i rikthyer nga dëmtimi në kavilje regjistroi 21 pikë dhe 10 asiste. Fitore arriti edhe Phoenix Suns në “American Airlines Center” të Dallasit ndaj teksanëve në krizë me rezultatin përfundimtar 102-95, ndërsa San Antonio Spurs shkatërroi 127-99 Denver Nuggets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat