Prishtina mposhtet edhe nga Baroe, rrezikon kalimin tutje

Basketboll

Prishtina mposhtet edhe nga Baroe, rrezikon kalimin tutje

Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:06
Sigal Prishtina

Prishtina edhe pse ishte në disavantazh prej 15 pikësh arriti ta dërgoj ndeshjen në vazhdime, por jo ta fitojë atë. 

Prishtinë e kishte nisur mirë lojën, ndërsa çerekun e parë e kishte fituar me rezultat 23:20.

Çereku i dytë ishte shumë i dobët për kampionët aktual të Ligës Ballkanike. Prishtinasit humbën 13:28, suke shkuar në pushim prej minus 13 pikësh.

Sigali u kthye në lojën në çerekun e tretë falë lojës së mirë të Drilon Hajrizit. Prishtina arriti ta mbyll çerekun e tretë 27-17, duke e zvogëluar epërsinë e bullgarëve në dy pikë.

Çereku i katërt i takoi plotësisht Prishtinës që e dërgoi epërsinë edhe në pesë pikë. Fundi ishte mjaftë dramatik pasi kur kishin mbetur edhe 29 sekonda rezultati ishte 81-81.

Në tentimin e fundit Prishtina nuk arriti të shënojë dhe loja shkoi në vazhdime.

Prishtina në vazhdime ishte shumë e dobët, pasi që edhe Drilon Hajrizi kishte mbushur pesë gabimet personale. Ndeshja në fund u mbyll 86:94.

Më të dalluarit te Prishtina ishin Hajrizi me 26 pikë dhe Hinds me 24.

Te Baroe u dalluan Zheleve dhe Ross me nga 19 pikë.

Pas kësaj humbje Prishtina rrezikon dukshëm kualifikimin për në fazën tjetër pasi nga 7 ndeshje ka vetëm 2 fitore dhe 5 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat