Kampioni pëson edhe një humbje në NBA

Basketboll

Kampioni pëson edhe një humbje në NBA

Më: 12 janar 2017 Në ora: 10:03
Foto nga ndeshja

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Befasia më e madhe ishte humbja e papritur e kampionit aktual të NBA-së Cleveland Cavaliers.

Ky i fundit pësoi humbje të thellë kundër Portalnd TrailBlazers me rezultat 102:86.

CJ Mekolum ishte lojtari më i mirë në parket duke shënuar 27 pikë në fitoren e skuadrës së Portlandit.

Edhe Alan Kreb kontribuoi me 24 pikë, ndërsa te Cavs, LeBron James regjistroi ‘double-double’ në saje të 20 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Pas kësaj , Blazers kanë bilanc prej 18 fitoreve dhe 23 humbjeve ndërsa në anën tjetër Cavaliers pësuan humbjen e dhjetë kundrejt 28 fitoreve.

Rezultatet tjera në NBA:

Philadelphia 98-97 New York

Boston 117-108 Washington

Oklahoma City 103-95 Memphis

L.A. Clippers 105-96 Orlando

Portland 102-86 Cleveland

Minnesota 103-95 Houston

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat