Zbehet Liga Ballkanike!?

Basketboll

Zbehet Liga Ballkanike!?

Nga: Blerim Krasniqi Më: 12 janar 2017 Në ora: 18:36
Blerim Krasniqi

Debate

Liga Ballkanike në basketboll nuk e ka reputacionin, ka një zbehje të madhe në vitet dhe muajit e fundit. Kjo po reflektohet ditët e më shumë dhe nuk janë ekipet më të mira në këtë rang garash. Fillimisht duhet mi qartësuar gjërat, sepse epiteti nuk është i Ligë Ballkanike, pasi që dihet kush merr pjesë aty. Kjo ligë mund të quhet një ligë rajonale, sepse nëse është Ligë Ballkanike ashtu siç po e quajnë, aty duhet me marrë pjesë ekipet të Turqisë, Greqisë, Qipros, Serbisë, Kroacisë, Bosnjës, Sllovenisë etj. Sipas asaj që e vlerësojë unë,  Liga Ballkanike po zbehet dhe do ta quaja kryekëput komerciale. Nuk është apo nuk ka qenë ligë që avancohet basketbolli, kjo shihet botërisht apo t’i jepet epiteti i garës së rëndësishme. Gjithnjë duhet me pasur prioritet gara kualifikuese dhe me u ngritë në një nivel më të lartë. Kjo ligë me çon mallin e ligës Trocal siç ishte te femrat. Liga Ballkanike shihet se nuk e ka edhe larg, shumë shpejtë do shuhet, kështu po sillen gjërat. Nuk ka interes, as leverdi për ekipet dhe nuk është më rëndësi. Sepse nuk merret për bazë çfarë është renditja e ekipeve në ligat kombëtare që përfaqësohen në Ligën Ballkanike, por shikohen cila ekip ka para ose garanci financiare dhe mund të jesh pjesë e saj. Ekipet tona duhet të përshëndeten nga Liga Ballkanike, duhet të luajmë në një ligë më shumë kualitet dhe jo kuantitet. Duhet me shikuar si me mund me gjetur një formë në Ligën Adriatike, ajo është formuar prej ish Republikave të shtetit që...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat