Treni i fundit për Sigal Prishtinën

Basketboll

Treni i fundit për Sigal Prishtinën

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:30
Basketbollistët e Prishtinës

Në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) këtë javë do të zhvillohen ndeshjet përcaktuese për fazën e parë dhe atë duke filluar nga sonte.

Të hënën me fillim nga ora 19:00 kampionia në fuqi e BIBL-it, Sigal Prishtina është nikoqire e Bashkimit në kuadër të xhiros së parafundit të Grupit A.

Për bardhekaltrit ky është shansi i tyre i fundit për të siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike dhe për ta bërë këtë ata duhet që ndaj prizrenasve të triumfojnë me së paku 12 pikë dallim. Në këtë mënyrë Sigal Prishtina do të krijoj avantazh ndaj Bashkimit. Kampionët e BIBL-it javën e kaluar kanë regjistruar dy disfata, ndërsa pavarësisht ndryshimeve në rosterin e tyre në fillim të vitit 2017, skuadra nga kryeqyteti nuk pati paraqitje të mira.

Megjithatë prishtinasit shpresojnë se gjërat do të ndryshojnë sonte për ta dhe do t'ia dalin të triumfojnë ndaj portokallinjve.

Në anën tjetër Bashkimi e ka mbyllur vitin 2016 në Ligën Ballkanike me katër fitore radhazi në grup, por nga ky ekip janë larguar dy prej lojtarëve kyç të lojës së tyre. Bëhet fjalë për Eric Palm dhe Kejuan Johnson, të cilët nuk janë më pjesë e klubit nga Prizreni dhe ky padyshim se është një hendikep i madh për ta. Po ashtu qendra Ermin Jazvin nuk do të jetë i pranishëm në ndeshje, andaj trajneri Dragan Radoviq do të ketë pak opsione në roster, raporton FBK.

Pavarësisht këtyre mungesave, sidomos në fazën e sulmit, Bashkimi do të hyj në ndeshje për të fituar dhe për këtë pret ndihmë të madhe nga Nikola Koraq. Ky ësthë treni i fundit për Sigal Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat