Penza i ka punët shumë keq, a veç pse jemi femra nuk na ndihmosh askush

Basketboll

Penza i ka punët shumë keq, a veç pse jemi femra nuk na ndihmosh askush

Nga: Shqiponja Bytyqi Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:30
Shqiponja Bytyqi

Debate

Zor është të mbijetosh kur nuk ke lekë. Është bërë vështirë për sportistet femra. Hallet janë të mëdha, shpenzimet të mëdha, pak kush ndihmon. Klubi i basketbollit Penza, ndihmëstrajnere e të cilës jam, po kalojmë ditë të vështira, ditë që mendojnë çdo ditë për fatin e klubit që është kampione vjeshtore dhe disa herë kampione e Kosovës. Penza nëse nuk ka përkrahje financiare nga dikush, e ka të vështirë me vazhduar pjesën e dytë të kampionatit.  Të gjithë e dimë se vajzat e Penzës e përfunduan vjeshtën në vend të parë, pa asnjë humbje dhe e dominuam basketbollin femëror. Këto rezultate të mira, nuk mjaftojnë për të na dalë në ndihmë dikush? A thua a mjafton kjo dëshirë e vajzave, ky vullnet që të shuhet me mos mbështetje? A thua a e njeh kush këtë klub që po dominon që sa vite në basketbollin e Kosovës?

Çikat e Pejës ushtruan katër muaj pa asnjë mungesë, ishin si familje në fushë dhe nuk e meritojmë të ndihmohem?  Këto basketbolliste që jemi, pas çdo ndeshje nuk kemi ngrënë asnjë drekë, nuk mundemi sepse  si klub mungojnë mjetet, mos të flasim për të holla që as nuk ditën qysh duken në këtë vjeshtë që shkoi. Ne si vajza, si basketbolliste të Pejës bëjmë thirrje të të gjithë dashamirët e sportit që këto vajza të ndihmon, se ndryshe nuk ka mundësi të ekzistojmë. KB Penza e ka edhe shkollën e saj të basketbollit dhe punojnë me të reja. Vajzat e reja nuk kanë motiv me vetëm lejimin e shfrytëzimit të palestrës edhe asgjë tjetër...? A mjafton të nderuara? I jemi mirënjohës vajzave që na bënë krenare me rezultate, por kjo nuk mjafton kur nuk ka kushte, s’ka financa, s’ka asgjë. Neve na mbetet t’i njoftojmë, a do të vazhdojmë pjesën e dyte a jo? Zhgënjimi është i madh, sepse KB Penza me 6 Kupa dhe 4 tituj që nga themelimi i Klubit, të vjen në këtë gjendje është për t’u befasuar.  Nuk e meritojmë të jemi në gjendje të mjerueshme dhe t’i numërojmë ditët e shuarjes, sepse me pak mjete mund të arrijmë të mbijetojmë dhe të organizohemi më mirë. Kurrë nuk kemi qenë në gjendje më të keqe dhe shoh një demoralizim të të gjitha vajzat tona. Shpresoj se lutjet tona do t’i dëgjoj ndokush, ndryshe do të jemi në rrugën e shuarjes. Gjendja është alarmante, shpresojmë dikush të na ndihmojë, të na i kthejë buzëqeshjen dhe jo të jemi kështu si jemi, duke pritur se do të bëhet mirë dhe në ethe e shuarjes së ekipit.

Autorja është ndihmëstrajnere e KB Penzës nga Peja, kampione vjeshtore

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat