Disa ndeshje me rivalitet të madh në NBA

Basketboll

Disa ndeshje me rivalitet të madh në NBA

Më: 23 janar 2017 Në ora: 10:57
Eric Bladsoe

Basketbollisti Eric Bladsoe ishte fenomenal në fitoren 103:115 të Phoenix Suns ndaj Torono Raptors. Ylli i skuadrës nga Arizona realizoi plot 40 pikë, tha 13 asiste si dhe rikuperoi 6 topa në “Air Canada Center” duke eklipsuar DeRozan të Raptors, i cili shënoi vetëm 22 pikë në këtë mbrëmje. Gjatë tre periodave të para kanadezët qëndruan gjatë gjithë kohës në kryesim, por pas mesit të periodës së katërt Suns patën një ritëm të shfrenuar, duke e mbyllur takimin me 12 pikë diferencë. Për Toronton kjo ishte humbja e tretë radhazi, megjithatë ekipit kanadez nuk i cënohet vendi i dytë në Konferencën e Lindjes.

Golden State Warriors siguroi fitoren e 38-të gjatë sezonit të rregullt të NBA në parketin e Orlando Magic.  Në “Amway Center” të Orlandos shkëlqeu si zakonisht Stephen Curry me 28 pikë, 6 asistime me Warriors që triumfuan në fund 98:118. Clay Thompson shtoi edhe 21 pikë të tjera për Golden State, ndërsa për Orlandon nuk mjaftoi Payton me 23 pikë.  Pjesa e parë në fakt ishte e ekulibruar, madje në fundin e saj tabela elektronike shënonte rezultatin e barabartë 50:50, mirëpo në periodën e tretë skuadra nga Okland,  shënoi 42 pikë, thuajse dyfishin e pikëve të Magic, për ta mbyllur të gjithë ndeshje me 20 pikë diferencë.

Los Angeles Lakers zhvilloi ndoshta ndeshjen më të dobët të sezonit në parketin e Dallas Mavericks, duke u dorëzuar pa kushte 122:73. Në “American Airlines Center” kalifornianët zhvilluan një lojë deri diku të kënaqshme vetëm në periodën e parë, më pas mbi parket ishte vetëm një skuadër, ajo vendase, që gjeti një kundërshtar pas asnjë motiv për të luftuar. Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes Mionessota Timberwolves iu imponua 111:108 Denver Nuggets falë formës së shkëlqyer të të Towns që e mbylli takimin me 32 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat