Bashkimi-Teodo, sikurse finale

Basketboll

Bashkimi-Teodo, sikurse finale

Nga: K.Goca Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:27
Basketbollistët e Bashkimi

Bashkimin nga Prizreni vetëm fitorja e kualifikon në rrethin tjetër të Ligës Ballkanike në basketboll. Sfida ndërmjet Bashkimit dhe ekipit nga Mali i Zi, Teodo e Tivatit, pa dyshim se është sikurse finale, sepse skuadra që fiton siguron kalimin tutje. Bashkimi është në vend të pestë me 13 pikë, sa ka edhe Teodo në pozitën e 4-të. Sfida ndërmjet tyre është e xhiros së fundit e grupit A e cila pritet me kërshëri sidomos nga tifozët prizrenas. Bashkimi ka përparësinë e fushës dhe shpresojnë se të martën në mbrëmje (19.00) do të mbushet përplot palestra. Sigal Prishtina nuk ka asnjë shpresë për kualifikim, do të luajë nesër në Gjevgjeli me Kozuv-in (19.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat