Peja siguroi një vend në 'Final Four'

Basketboll

Peja siguroi një vend në 'Final Four'

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:22
Basketbollistët e Pejës

Peja është skuadra e parë që e ka siguruar një vend në "Final Four" të Kupës së Kosovës, pasi të hënën mbrëma në Gjilan ka triumfuar ndaj Dritës me rezultat 81:42.

Ndërkohë në kuadër të 1/8 së finales të enjten do të zhvillohen dy ndeshje, ku Golden Eagle Ylli e pret Sigal Prishtinën në Therandë me fillim nga ora 18:00, si dhe Bashkimi është nikoqir i Vushtrrisë duke filluar nga ora 19:00.

Ndërkaq të martën e ardhshme në program është ndeshja e fundit e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, ku Rahoveci e pret Trepçën në ora 19:00, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat