Derbi shqiptar në Pejë

Basketboll

Derbi shqiptar në Pejë

Nga: K.G. Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:07
Pamje nga një ndeshje

Peja kërkon me fitore ta përfundojë fazën e parë të grupeve në Ligën Ballkanike. Verdhezinjtë si vendas (nesër, në orën 19.00) do të ndeshen me Tiranën, në ndeshjen e xhiros së dhjetë të grupit B të Ligës ballkanike në basketboll. Pejanët kanë siguruar kalimin më tutje, por synimi i tyre është ta ruajnë pozitën e parë që udhëheqin me 15 pikë, aq sa ka edhe Feni Industries në pozitën e dytë. Tirana mëton të tregojë lojë sa më të mirë dhe të kthehet me fitore. Ekipi i Tiranës është në vend të fundit (i gjashti) me vetëm 12 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat