Peja në grup të fortë të Ligës Ballkanike

Basketboll

Peja në grup të fortë të Ligës Ballkanike

Më: 26 janar 2017 Në ora: 13:25
Pamje nga një ndeshje

Faza e dytë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) do të startoj javën e ardhshme.

Ka mbetur edhe një ndeshje për t'u luajtur e fazës së parë, ajo ndërmjet Sutjeska-s dhe Trepçës, por rezultati i këtij takimi nuk ndryshon asgjë në renditjen tabelare, raporton Federata e Basketbollit e Kosovës. Tashmë dihen 8 skuadrat që do të garojnë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, të cilat në bazë të rezultateve dhe bilancit të fazës së parë do të ndahen në dy grupe, C dhe D.

Në Grupin C do të jenë ekipet e ranguara në pozitën e parë dhe të katërt nga Grupi A së bashku me skuadrat e ranguara në pozitën 2 dhe 3 nga Grupi B.

Në Grupin D do të jenë klubet e ranguara në pozitën 1 dhe 4 nga Grupi B së bashku me skuadrat e ranguara në pozitën 2 dhe 3 nga Grupi A. Rezultatet e arritura ndërmjet ekipeve që kanë qenë në të njëjtin grup në fazën e parë do të bartën në fazën e dytë, që do të thotë se secila skuadër do të luaj katër ndeshje, dy si nikoqire dhe dy si mysafire.  Faza e dytë e Ligës Ballkanike do të startoj më 31 janar dhe do të përfundoj më 1 mars.

Ekipet e ranguara në pozitën e pare, nga secili grup do të kualifikohen direkt në gjysmëfinale, ndërsa skuadrat nga pozita 2 dhe 3 do të luajnë në çerekfinale. Klubet e fundit të ranguara nga secili grup do të eliminohen.

Më poshtë mund të shihni gjendjen në të dyja grupet para startit të fazës së dytë në BIBL:

Grupi C

1. Beroe 2 fitore 0 humbje

2. Feni Industries 1 1

3. Sutjeska 1 1

4. Kozuv 0 2

Grupi D

1. Kumanova 2 0

2. Peja 1 1

3. Karpos Sokoli 1 1

4. Teodo 0 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat