Veseli: Peja pretendon titullin në Ligën Ballkanike

Basketboll

Veseli: Peja pretendon titullin në Ligën Ballkanike

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 janar 2017 Në ora: 18:46
Alban Veseli në aksion

Peja është e vetmja ekip nga Kosova që është kualifikuar në rrethin e dytë të Ligës Ballkanike në basketboll. Kampioni në fuqi i Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, pastaj Trepça nga Mitrovica dhe Bashkimi nga Prizreni, janë eliminuar në fazën e grupeve, duke mos harruar edhe klubin nga Shqipëria, Tirana që nuk arriti të shkojë më tutje. Pejanët janë në grupin D dhe mjaft të fortë me Kumanovën, ‘Karpos Sokolin’ nga Maqedonia e Teodon e Malit të Zi. Me 31 janar e 1 shkurt startojnë garat e rrethit të dytë, ndërsa Peja në ditën e parë të shkurtit do të jenë mysafirë i skuadrës malazeze Teodo në Tivat.

Verdhezinjtë zunë vendin e parë në grupin B me 17 pikë të mbledhura dhe u kualifikuan më tutje. Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Alban Veseli, është ndër më të merituarit që Peja është në rrethin e dytë. Ai ka thënë se kanë dëshmuar lojëra të mira dhe ky ka qenë çelësi. “Jo rastësisht ndodhemi në vendin e parë të grupit, kemi treguar mjaft lojëra të mira këtë sezon dhe mendoj se kemi mundur të kemi bilanc edhe më pozitiv. Liga Ballkanike këtë vit është shumë më e fortë se vitet e kaluara dhe këtë e dëshmon më së miri mos kalimi i grupit nga Prishtina, Bashkimi, Trepça edhe pse kanë ekipe shumë cilësore”, thotë Veseli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Pejanët tani përgatiten për takimin e 1 shkurtit në Tivat...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat